Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa ka përkujtuar babanë e tij, Xhemail Mustafën në 24-vjetorin e vrasjes së tij, raporton Ekonomia Online.
Mustafa ka thënë se babai i tij u vra pasi guxoi të ëndërronte për lirinë me plot zë, transmeton Klankosova.tv.
“‘Hë Bes, a ka diçka?’, m’pyeti nana, kur po hyja në banesë mendjen mjegull, emocionet e shkapërderdhura nga gëzimi në mallëngjim, në huti, shpresë, ankth… ‘Djalë, nanë. Gem ia lash emrin, i përgjanë emrit të babës, Xhem-Xhemail.’ ‘Uh nanës, prej sot n’deksha, shkoj pa zhig.’”, ka shkruar deputeti i LDK-së.