Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, ka thënë se ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, nuk i ka kushtuar rëndësi kërkesës që burgu i Prishtinës të shpallet burg muze, raporton Ekonomia Online.
“Kemi kërkuar nga ministri i Drejtësisë që burgu i Prishtinës të shpallet burg muze pasi aty janë bë vrasje, djegie dhe pa fije përgjegjësie thotë s’mundet me u bo kjo”, tha ai.
Ndërsa, Tahiri tha se kjo është e pavërtetë teksa quajti Hasanin abuzues.
“Ju e keqpërdorët një bisedë që kemi pasë ne. Ato hapësira nuk shfrytëzohen më nga MD dhe vullneti i qeverisë është që të jetë konform kërkesës suaj. Është e pavërtetë ajo që e thatë ju. Nuk është mirë me abuzu me biseda që kemi në kafe apo diku po je mësu ti me abuzu”, tha Tahiri.
Kurse Hasani tha se nuk është as abuzues e as keqpërdorues.
“Të paktën njihem që s’jam abuzues e as keqpërdorues. Më mirë mos të kishe fol ka qenë për ty. Nuk jam keqpërdorues as i fjalës, as nuk du me të keqpërdorë ty”, tha ai.