Kosova ka marrë urimin e parë në prag të 18-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së saj. Ky urim vjen nga Kyle Seeback, deputet federal në Parlamentin e Kanadasë.
Si një dhëndër i Kosovës ai tregon edhe pa nga afër forcën krenarinë dhe qëndrueshmërinë e popullit të Kosovës.
“Jam krenarë që Kanadaja ishte nga vendet e para që e ka njohur shtetin e Kosovën, duke qëndruar për lirinë dhe vetëvendosjen kur kishte më shumë rëndësi. E kam parë nga afër forcën, krenarinë dhe qëndrueshmërinë e popullit kosovar dhe është diçka që e respektoj thellësisht. Për kosovarët këtu në Kanada dhe në mbarë botën. Urime”, ka thënë ai në fjalën e tij në parlament.
Nuk u ndalë me kaq. Deputeti federal tregoi edhe se shijon ushqimet tradicionale shqiptare pasi që gruaja e tij është nga Kosova.
Por shijen që asnjëherë thotë të mos e ketë shijuar, është makiatoja e Rahovecit.
“Makijato në Rahovec është më e mira që kam shijuar ndonjëherë në jetë”, tregon mes tjerash ai.
Kujtojmë që Seeback në 2024-ën e kish uruar Kosovën në gjuhën shqipe teka pati fjalimin në parlament.