Deputeti Novakoviq në kuvendin serb: Veselinoviqi nuk po mbron serbët në Kosovë, ai vetëm po pasurohet

Prishtinë | 23 Dhj 2022 | 16:44 | Nga Ekonomia Online

Borislav Novakoviq nga Partia Popullore serbe deklaroi sot që Novi Sadi nuk do qetësohet derisa nga qyteti nuk largohen vëllai i presidentit serb, Andrej Vuçiq dhe biznesmeni Zvono Veselinoviq, “të cilët po nënshtrojnë qytetin me shantazh, vendosin kontroll korruptiv, dhe kjo po shkakton zemërim, kundërshtim dhe rezistencë”.

“Andrej Vuçiq ka padyshim ndikim në pushtetin ekzekutiv dhe është një nga njerëzit më me ndikim në Partinë Progresive Serbe, dhe falë jush, Veselinoviqi u shndërrua nga një kriminel në një biznesmen kontrovers. Ai nuk po mbron serbët në Kosovë”, por, siç tha Novakoviq në seancën e Kuvendit të Serbisë, “ai po jeton në Novi Sad dhe po pasurohet nga reketi”.

Ai tregoi se si prokuroria dhe policia serbe duhet të hetojnë “të gjitha aktivitetet kriminale të kompanisë ‘Inkop’, e cila punon në Korridorin 11 me kompaninë kineze “Shangdong”.

“Të analizojnë se si ka qenë e mundur që kompania “Novi Pazar put” të bëhet një kompani, fitimi i së cilës pasi e mori Veselinoviqi, u rrit nga 20 milionë dinarë në 1.2 miliardë”, tha Novakoviq.

Deputeti opozitar i kujton presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se ka thënë se është e nevojshme të shfrytëzohet kalciti dhe më pas ka rezultuar se në të do të marrë pjesë një kompani e regjistruar në të njëjtën adresë me disa kompani të Veselinoviqit, përcjell “Danas” shkrimin e “Narodna”.

Të ngjashme