Deputeti Sejdiu i drejtohet Kushtetueses me kundërshtim ndaj kërkesës së Presidentit Thaçi

Prishtinë | 28 Sht 2018 | 19:35 | Nga

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Korab Sejdiu ka parashtruar në Gjykatën Kushtetuese një kundërshtim ndaj kërkesës së presidentit Hashim Thaçi, për interpretim nga Kushtetuesja lidhur me marrëveshjet ndërkombëtare.

Këtë e ka bërë të ditur Sejdiu përmes Facebook-ut, në gjuhën shqipe e angleze.

“Në cilësinë e Deputetit, sot më 28 shtator 2018, parashtrova në Gjykatën Kushtetuese një kundërshtim ndaj Kërkesës së Presidentit Hashim Thaçi për interpretim të Nenit 18 të Kushtetutës të Republikës së Kosovës. Pavarësisht vendimeve nga e kaluara, mbesim me shpresë për një vendim të drejtë nga kjo Gjykatë që tani ka një përbërje të re”, thuhet në publikimin e tij në Facebook.

Image

Image

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme