Deputeti shqiptar në Parlamentin e Hamburgut, Sami Musa ka reaguar rreth miratimit të liberalizimit të vizave nga Këshilli i Ministrave të BE-së.
Ai e ka mirëpritur këtë miratim dhe ka theksuar se është angazhuar në këtë drejtim dhe do të vazhdojë të angazhohet , sipas tij me çështjet e Kosovës.
“Jashtëzakonisht i lumtur me vendimin Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian, i cili në mënyrë unanime miratoi liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës. Uroj që ky proces të përmbyllet sa më shpejt dhe qytetarët e Kosovës të ndjehen njësoj si qytetarët e tjerë të Europës! Një vendim shumë i vonuar, por i merituar! Falenderoj të gjithë për punën e bërë në çdo lloj forme dhe mbështetje . Unë, si deputet i vetëm në Parlamentin e Hamburgut me origjinë nga Kosova, e kam ndjerë detyrim të angazhohem në këtë drejtim. Jam i gëzuar që më në fund gjithçka u mbyll me sukses dhe edhe qytetarët e Kosovës do lëvizin të lirshëm në të gjithë Zonën Shengen. Une, Sami Musa, deputet në Hamburg të Gjermanisë, do jem gjithmonë i angazhuar ne çështjet që ndërlidhen me Kosovën, do të jem zëri i saj kudo dhe kurdoherë”, tha ai
Sami Musa është me origjinë nga Kosova dhe është deputet i Partisë Liberale Gjermane (FDP) në Hamburg të Gjermanisë.