Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko, ka thënë se Rusia do të synojë eskalimin në rajon duke e përdorur Serbinë.
Sipas Goncharenkos, rusia do që të shoh sa më shumë konflikte që është e mundur në zona të ndryshme vetëm që vendet evropiane të kenë mbingarkesë të përdorimit të burimeve luftarake dhe vëmendjes.
“Absolutisht, Rusia dëshiron që ta heq përqendrimin dhe për këtë ata do të përpiqen ta përdorin Serbinë si një vend në të cilin kanë shumë ndikim dhe do të përpiqen ta përdorin këtë ndjenjën revanshuese nga ana e Serbisë dhe shoqërisë atje në mënyrë që ta shtyjë Serbinë drejt veprimeve që do të qonin në eskalim të rajonit”.
“Rusia dëshiron të shoh sa më shumë konflikte që është e mundur, në zona të ndryshme vetëm që vendet evropiane të kenë mbingarkesë të përdorimit të burimeve luftarake dhe të vëmendjes, këtë e kanë bërë edhe në Lindjen e Mesme”, tha Goncharenko në një intervistë në “Info Magazine”.
Tutje, ai u shpreh i sigurt që Rusia qëndron mbrapa eskalimit në Lindjen e Mesme dhe sipas tij, njëjtë dëshiron që të bëjë edhe në Ballkan.
“Jam absolutisht i sigurt që Rusia qëndron mbrapa eskalimit në Lindje të Mesme ndërkaq tani duan më shumë situata eskalimi në botë. Absolutisht, edhe në Ballkan”, tha ai.