Deputeti i Vetëvendosjes, Xhelal Sveçla i ka reaguar presidentit Hashim Thaçi, i cili sot dekoroi ish-presidentin Rugova me Medaljen Presidenciale.
Sveçla përmes një postimi në ‘Facecook’ ka shkruar se presidenti do ta dekoronte dhe veten po të mos frikësohej se do t’i ktheje mbrapsht.
“Sot ishte ditë e madhe, dita e presidentit. Duke njohur presidentin tonë, ai do t’i ndante mirënjohje vetvetes, po mos të frikësohej se do t’i kthehej mbrapsht ajo”, ka shkruar ai.