Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka publikuar një fotografi screen-shot në facebook.
Ai pretendon se faqja zyrtare e Gjykatës Themelore në Prishtinë, e ka pëlqyer një postim kundër lëvizjes Vetëvendosje.
Madje ai ka kërkuar edhe një gjë nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
“Gjykata Themelore e shpejtë në pëlqimin e lajmeve kundër Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Përveç qëndrimit politik Gjykata Themelore është me rëndësi t’i tregojë opinionit se kush e menaxhon faqen e tyre”< ka shkruar ai.