Prokuroria Themelore në Gjakovë ka nisur hetimet për një rast të shantazhit, ku viktimë është deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Koka, mëson eGazeta Sinjali.
Burimet brenda Prokurorisë kanë dhënë detaje lidhur me rastin, që është denoncuar gjatë ditës së djeshme në Policinë në Gjakovë.
Depueti Koka, dyshohet se fillimisht kishte pranuar mesazhe në rrjetin social “Messenger”, e që po i njëjti mesazh u kishte shkuar miqve të tij në Facebook.
Përveç kësaj, deputeti është telefonuar edhe nga një person, i cili e kishte ‘njoftuar’ se ia kishte hakuar llogarinë në këtë rrjet social, duke e shantazhuar.
Sipas burimeve, personi i dyshuari i ka kërkuar Kokës shumë të caktuar dollarësh amerikanë, në mënyrë qe të mos publikohen të dhënat e tij.
Por kërkesa e këtij personi, deri më tani i paidentifikuar ishte që këtë shumë të parave t’ia dërgojë si kriptovaluta.
Këto janë te gjitha informacionet që dihen deri më tani për rastin.
Deputeti tashmë nuk ka qasje në llogarinë e tij në Facebook.
Ndërkohë, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, kanë nisur hetimet për “Hyrje në sistemet kompjuterike” dhe “shantazh”.