Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, thotë se i ka ndodhur diçka e pazakontë para shtëpisë së tij.
Ai tha se herët në mëngjes dikush e ka thyer një frigorifer plazhi para hyrjes së shtëpisë.
Ai e përshkroi krismën si “të madhe”.
“Sot, afërsisht rreth orës 5.20 në mëngjes erdhi një mysafir i paftuar dhe e theu këtë frigorifer plazhi ( në foto) para hyrjes së shtëpisë. Krisma ishte kogja e madhe dhe interesante. Po supozoj për shkak të materialit të plastikës dhe qetësisë së natës”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.
Më tutje Kastrati ka hedhur dyshime se ky ka mundur të jetë një provokim teksa ka njoftuar se ka hapur rast në Policinë e Kosovës.
Postimi i plotë: