Deputetja e VV-së, Saranda Bogujevci ka mohuar se ka pasur përleshje fizike në Kuvend ndërmjet deputetëve të kësaj partie dhe atyre të LDK-së, raporton Ekonomia Online.
Ajo ka shtuar se për të ka qenë e paqartë sjellja e shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashit.
Sipas saj, kolegët e partisë janë munduar që ta qetësonin situatën e jo të përleshen me Gashin.
“Të them të drejtën nuk e kuptova reagimin e zotëri Gashit ndaj meje. Kolegët e mi u akuzuan padrejtësisht. Kolegët e mi u munduan ta qetësojmë situatën”.
“Duhet të jemi të kujdesshëm e të qartë se çka kërkojmë nga Serbia. Tjetra nuk është e njëjta temë çështja e të pagjeturve refugjatëve e të zhvendosurve. Gashi ma drejtoi gishtin ma përmendi familjen dhe nuk e di pse reagoi ashtu”.
“Unë desha ta përmbush pjesën e zonjës Kusari. U thanë të pavërteta. Është dokument që e ka Qeveria. Dhe është totalisht e kundërta më atë që tha zotëri Gashi. Gjatë gjithë kohës bërtiste”.
Deputetët e VV-së dhe LDK-së janë përplasur në Kuvend pas debatit për të pagjeturit.
Në pamje shihet se shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi që është përplasur fizikisht me deputetët e LVV-së Hajrulla Çeku dhe Hekuran Murati.
Në mbyllje të interpelancës deputetja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila dhe deputeti i LDK-së, Arben Gashit kanë vazhduar përplasjet edhe përtej foltores.
Kusari gjatë fjalimit për të pagjeturit ka thënë se Gashi më herët gënjeu.
Fjalën e ka marrë më vonë Saranda Bogujevci, por s’ka mundur të flasë për shkak se Gashi e Kusari po grindeshin e u çuan në këmbë.
Deputetë të Vetëvendosjes më pas kanë shkuar për ta ndalë deputetin Gashi. Aty edhe është ndërprerë seanca.