Deputetja e AAK-së Donika Kadaj-Bjupi ka rezultuar pozitiv me Coronavirus.
Ajo përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se bashkë me dy fëmijët e saj kanë rezultuar pozitivë.
Postimi i plotë:
Të dashur miq,
Dje kam rezultuar pozitiv në testin për Covid-19. Njëjtë sikur unë, edhe dy fëmijët e mi, Dardani e Doruntina.
Prej se e kemi marrë testin jemi vetëizoluar dhe do të qëndrojmë kështu duke respektuar rekomandimet e IKShPK, të cilët i falënderoj për punën e pandalshme e të palodhshme.
Është momenti ta ruajmë njëri-tjetrin, duke ndjekur veç tre hapa: mbajtje të maskës, mbajtje të distancës dhe mbajtje të higjienës personale.