Deputetja e LDK-së arsyeton fillimin me vonesë të vitit të ri shkollor

Prishtinë | 18 Sht 2020 | 12:19 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku ka thënë se Qeveria ka bërë përgatitjet e duhura për nisjen e vitit të ri shkollor.

Ajo ka thënë se nuk është problematike shtyrja e nisjes së mësimit në Kosovë, pasi që një gjë e tillë ka ndodhur edhe në shtetet tjera.

“Kur Italia e Spanja e kanë shtyrë mësimin, atëherë normalisht se është e arsyetuar shtyrja e mësimit edhe në Kosovë”, ka thënë ajo.

“Nuk jemi në kohë normale, kudo ka qasje për fillimin e vitit të ri dhe ne ballafaqohemi me vështirësi ekonomike që nuk i kanë shtetet tjera evropiane”, ka shtuar e njëjta.

Deputetja Bunjaku thotë se si kryetare e Komisionit për Arsim kanë pasur një bashkëpunim të mirë me Ministrin e Arsimit, derisa, ka kërkuar nga partitë që të bëhen bashkë për të bërë propozime më të mira për nxënësit.

“Le të japin propozime dhe të sugjerojmë që ta bëjmë më të mirën për fëmijët, nuk është kohë e luftës politike por e bërjes bashkë. Le të bëhemi bashkë për nxënësit”, ka thënë ajo.

Deputetja e LDK’së ka thënë se çështja e mbajtjes së mësimit në Kamenicë do të trajtohet edhe në Komisionin për Arsim.

Të ngjashme