Në cilësinë e Kryetares së Grupit Parlamentar të Miqësisë Kosovë-Mbretëri e Bashkuar, sot Ariana Musliu Shoshi bashkë me kolegët e saj ka mbajtur një takim virutal me Ambasadorin e Mbretërisë Bashkuar, Nicholas Abbott.
Siç bëri të ditur Musliu-Shoshi përmes një postimi, bashkë me të diskutuan për çështjet e aktualitetit politik, thellimin e bashkëpunimit në mes të dy shteteve dhe rolin e Kuvendit në këto procese.
“Njëkohësisht falënderuam z. Abbott për gjithë përkrahjen e vazhdueshme dhënë Kosovës veçanërisht për vizitën e fundit në Prekaz, duke dërguar një mesazh të fuqishëm në një moment shumë domethënës për ne.
Po ashtu e falenderuam edhe për përkrahjen e vazhdueshme përmes Bursës Chevening program, nga i cili këtë vit do të përfitojnë plot 11 studentë nga Kosova për të studiuar me bursë të plotë në Mbretërinë e Bashkuar”, ka shkruar ajo.
Tutje nga ky takim, siç bëri të ditur ajo, ambasadori Abbott shprehu interesimin e Mbretërisë së Bashkuar për përkrahjen e proceseve të Kosovës.