Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka bërë të ditur se pas testimit ka rezultuar pozitiv me COVID 19.
Lajmin e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në Facebook vetë deputetja.
“Pas shfaqjes së disa simptomave, dje jam testuar dhe sot kam rezultuar pozitiv me Covid-19 edhe unë. Nga dita e sotme jam në izolim për dy javët në vazhdim. Do t’i kryej të gjitha detyrat e mundshme si deputete përmes emailit dhe telefonit”.
“Por, parasegjithash ju lutemi që të keni kujdes të shtuar për vete, familjen tuaj dhe rrethin më te gjerë duke e ruajtur distancën sociale, duke e mbajtur maksën dhe duke kushtuar rëndësi higjienës personale. Mirëmbetshi e shëndet të gjithëve”, ka shkruar deputetja.