Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se në qeverinë Kurti, Kosova ka përjetuar degradim në politikën e jashtme, raporton Ekonomia Online.
Në seancën ku po diskutohet për politikën e jashtme, Musliu-Shoshi, ka thënë se në çdo paraqitje në forume Kosova është portretizuar si vend i krimit dhe korrupsionit nga vetë institucionet e saj.
“Ashtu siç propozoi edhe profesor Hoxhaj. Në këtë ministri ka shkelje ligjore. Ka mungesë konsistence. Në qeverinë Kurti kemi përjetuar degradim në politikën e jashtme. Pra në çdo paraqitje në forume Kosova është portretizuar si vend i krimit dhe korrupsionit nga vetë institucionet e saj”, tha deputetja e PDK-së
“Në këto 14 vjet shtet përfaqësuesit tanë kanë shkëmbyer vizita dhe kemi arritur 117 njohje. Pra kemi një përfaqësim që nuk përfaqëson as parime as iniciativa. Kemi politikë të jashtme me korrespodencë. Deri me tani kemi parë shkarkime duke u thyer çdo parim ligjor. Nga presidentja jonë kemi vizitë me komuna dhe ministre që nuk arrin të mësojë rolin e saj”, tha ajo.