Deputetja e PDK-së: Qeveria po mburret me manipulime, po e promovon varfërinë

Prishtinë | 19 Jan 2023 | 16:54 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka kritikuar mazhorancën për qëndrim kundër Projektligjit për Trustin Pensional, raporton Ekonomia Online.

Në seancën ku po diskutohet ky projektligj, e ku pritet të hidhet në votim mundësia që qytetarët t’i tërheqin një pjese nga Trusti, Musliu ka thënë se Qeveria Kurti po “mburret me manipulim”, teksa thotë se po e promovon varfërinë.

“Shpresoj shumë që në ulëset e deputetëve të shumicës të dominojë njerëzillëku. Të dominojë korrektësia ndaj qytetarëve. Ky Kuvend është zëri i qytetarëve, andaj mos e injoroni 21 mijë qytetarë dhe votoni trustin”, ka thënë Musliu.

Deputetja e PDK-së, ka shprehur solidarizimin e saj për qytetarët që janë prekur nga vërshimet.

Të ngjashme