Deputetja e PDK-së, reagon ndaj sulmit të ekipit të Gazeta Blic: I bëj thirrje policisë të ndjekë këtë akt të shëmtuar

Prishtinë | 23 Mar 2020 | 18:02 | Nga Ekonomia Online

Depuetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi,  ka reaguar ndaj sulmit të ekipit të GazetaBlic, i cili u sulmua gjatë ditës së sotme në veri të Mitrovicës.

Musliu-Shoshi, thotë se sulmi i sotëm ndaj ekipit të Gazetës Blic, tregon mungesën e lirisë së shprehjes dhe të drejtes së informacionit si një nga të drejtat themelore të njeriut.

Shkrimi i plotë:

Sulmi i sotëm fizik i ekipit të gazetarëve të Gazetës Blic, i cili ndodhi në Veri të Mitrovicës tregon mungesën e lirisë së shprehjes dhe të drejtes së informacionit si një nga të drejtat themelore të njeriut.

Të drejtat dhe detyrat e një gazetari burojnë nga kjo e drejtë e publikut, andaj çdo pengesë në ushtrimin e detyrës së gazetarit, të cilat janë të garantuara me Kushtetutë, ligje dhe Konventa Ndërkombëtare, duhet të denohet.

I inkurajoj gazetarët që ta bëjnë punën e tyre me përgjegjësi edhe pse në kushte të rënda të punës, duke u përballë me rrezikun e pandemisë COVID19, kërcënime dhe sulme fizike, sidomos në veriun e Mitrovicës, ku nuk ushtrohet kontroll i plotë i institucioneve të Kosovës. Ndërsa i bëj thirrje Policisë së Kosovës të vihet në ndjekje të kryerësve të këtij akti të shëmtuar duke i vendosë autorët para drejtësisë.


Të ngjashme