Deputetja Mimoza Kusari-Lila ka hedhur akuza të rënda ndaj presidentit Hashim Thaçi për, siç tha, trysninë që ka ushtruar ndaj deputetit Haxhi Shala.
Ajo tha se është krijuar një standard i ri ku presidenti ka marrë drejtimin e ekzekutivit, raporton EO.
“Një standard i ri është filluar më 25 mars kur Kosova ishte në të gjitha mediumet ndërkombëtare për turpin e rrëzimit të Qeverisë në mes të pandemisë. Ky standard përkon me faktin se një qeveri zyrtarisht ia ka dhënë drejtimin dhe forcën presidentit”.
“Ai prej sot është pajisur me drejtimin e ekzekutivit. Standardi i ri është me dalë publikisht një deputet dhe të tregojë se i vijnë në shtëpi në mes të natës dhe i thojnë ta votojnë një qeveri. Kjo qeveri nuk i ka as ato vota minimale që i mori”.
Kusari-Lila kritikoi ashpër LDK-në për festimin me fishekzjarre në ditën kur u varrosën dy minatorët që vdiqën në vend të punës.
“Në mes të krizës morale dhe politike ne kemi arsye për të festuar. Në ditën kur u varrosën minatorët u hodhën për 10 minuta fishekzjarr në Prishtinë”.
“Ju LDK jeni pa plan, sepse plan ka pas vetëm presidenti. Fjalët për ta luftuar pandeminë janë pallavra”.