Deputetja e VV-së përshkruan situatën në Samitin në Turqi: Serbia pati fjalë fyese, shtetet e rajonit nuk i duartrokitën

Prishtinë | 22 Qer 2021 | 16:13 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli ka përshkruar një situatë që ka ndodhur në Samitin në Antalia të Turqisë ku po marrrin pjesë shtetet e rajonit.

Pacolli tha se pas fjalimit që ka mbajtur përfaqësuesi i Serbisë, shtetet e rajonit dhe nikoqiri Turqia nuk i kanë duartrokitur.

“Sot në seancën plenare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore që po mbahet në Antalya në Turqi, Serbia shkeli parimet e bashkëpunimit atë të gjithëpërfishjes dhe barazisë. Fjala e Serbisë ishte e papranueshme dhe fyese jo vetëm ndaj Kosovës por të gjitha shtetet tjera pjesëmarrëse. Serbia para të gjitha shteteve tregoi se nuk është e gatshme për bashkëpunim rajonal sepse akoma udhëhiqet nga njerëz që dikur ishin pjesë e qeverisë së Millosheviçit. Turqia, Shqipëria, Kroacia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Sllovenia në notë proteste nuk i duartrokitën Serbisë dhe qasjes së saj destructive”, ka shkruar Pacolli.

Postimi i plotë:

SOT NUK KISHTE DUARTROKITJE PËR SERBINË!

Sot në seancën plenare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore që po mbahet në Antalya në Turqi, Serbia shkeli parimet e bashkëpunimit atë të gjithëpërfishjes dhe barazisë. Fjala e Serbisë ishte e papranueshme dhe fyese jo vetëm ndaj Kosovës por të gjitha shtetet tjera pjesëmarrëse. Serbia para të gjitha shteteve tregoi se nuk është e gatshme për bashkëpunim rajonal sepse akoma udhëhiqet nga njerëz që dikur ishin pjesë e qeverisë së Millosheviçit. Turqia, Shqipëria, Kroacia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Sllovenia në notë proteste nuk i duartrokitën Serbisë dhe qasjes së saj destructive.

Unë, në cilësinë e Kryesuese dhe në emër të Delegacionit nga Kosova kërkova t’i përgjigjem Serbisë. Deklarimi im: Dje iu drejtova në gjuhën angleze por tani po zgjedhi t’iu drejtohem në gjuhën shqipe në gjuhën të cilën shteti serb me dekada është përpjekur ta shuan. Ne anëtarët e delegacionit të Prishtinës që jemi prezent sot, dua të ju njoftoj, se ne e kemi parë vdekjen me sy kur ushtria serbe ka sulmuar pamëshirshmën Kosovën. Ne ishim fëmijë atëherë.

U detyruam të ikim nga shtëpitë tona. Serbia ka vrarë të afërmit, shokët e shoqet tona. Ka masakruar fëmijë e gra. Serbia ka dhunuar mbi 20.000 gra. Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, e cila iu drejtua me një fjalë rasti sot në këtë Asamble ka pasur mundësi të drejtohet me një gjuhë tjetër ndaj Serbisë. Ajo ishte 13 vjeç kur në trupin e saj u shkrepën dhjetëra plumba. Ajo mbijetoi përkundër se në trupin e saj të njomë kishte 16 plumba. Por, ajo zgjodhi gjuhën e bashkëpunimit. Për ne është vështirë të ulemi e të flasim për bashkëpunim me Serbinë e cila na ka vrarë e masakruar dhe akoma nuk ka kërkuar falje për atë që ka bërë. Por, ne kemi zgjedhur gjuhën e bashkëpunimit sepse besojmë që rruga jonë e vetme drejt të ardhmes është përmes bashkëpunimit.

Falemnderit të gjithë përfaqësuesve të shteteve pjesëmarrëse për reagimin që patët karshi gjuhës së papranueshme të Serbisë e cila shkeli prarimin e barazisë dhe gjithëpërfshirjes. Ne zgjodhëm që këtu të mos përmendim padinë që do të bëjë shteti i Kosovës ndaj Serbisë për gjenocidin që ka bërë në Kosovë. Ne e njohim shumë mirë Serbinë ashtu siç e njeh edhe Bosnja, Kroacia, dhe Slovenia. Sjellja e Serbisë ishte një dëshmi e mirë për të gjithë ju që jeni prezent në këtë takim për të kuptuar se kush është për bashkëpunim rajonal, për avancim e për respektim të njëri-tjetrit e kush është kundër bashkëpunimit dhe minon çdo nismë të mirë rajonale. Prandaj, duhet ta kuptojme dhe të bashkëpunojmë ngusht me njëri tjetrin që ta ndalim qasjen destruktive të Serbisë.

Ne duhet të bashkohemi për paqe e zhvillim. Serbia duhet të ndryshoj e të kërkoj falje për gjenocodin që ka bërë në Kosovë dhe Bosnje si dhe për viktimat në Kroaci.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme