I bien votat në Prishtinë, a do të bëhet deputete Fitore Pacolli?

Prishtinë | 26 Shk 2021 | 21:27 | Nga Ekonomia Online

Fitore Pacolli e Lëvizjes Vetëvendosje mund të mos bëhet deputete në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës. Kjo pasi që ajo arriti që të marr shumë pak vota në kryeqytet, aty ky partia në të cilën bën pjesë ajo fitoi bindshëm.

Në zgjedhjet e 14 shkurtit, Pacolli arriti që të marr vetëm 2 mijë e 072 vota në Prishtinë.

E në zgjedhjet e 2019’s ajo në kryeqendrën e Kosovës morri 3 mijë e 649 vota.

Këto të dhëna dolën nga numërimi i votave në 228 vendvotime në Prishtinë dhe formularëve të publikuar nga KQZ-ja.

Në listën zgjedhore të VV’së, Pacolli kësaj here ka mbajtur numrin 19.

Ajo ishte deputetet në legjislaturën e kaluar. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme