Pas dështimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fjolla Ujkani, është parë duke iu afruar veturës së kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi.
Pamjet nga Ekonomia Online tregojnë se ata zhvillojnë një bisedë të shkurtër disa sekonda, para se Ujkani të largohet.
