Deputetja e Vetëvendosjes, Saranda Bogujevci ka votuar për kryetar të Podujevës, raporton Ekonomia Online.
Bogujevci ka thënë se procesi i votimit deri tani ka shkuar në rregull gjatë këtyre zgjedhjeve në komunën e Podujevës.
Për zgjedhjet në Podujevë janë në garë kandidati i PDK-së, Naim Fetahu, i LDK-së, Nexhmi Rudari dhe i VV-së, Shpejtim Bulliqi.
Sipas të dhënave të KQZ-së, deri në orën 11, të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar mbi 7 mijë qytetarë të Podujevës.