Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi është deputetja e parë që ka nënshkruar peticionin e PSD-së për faljen e gjobave të pandemisë.
Musliu Shoshi njoftoi përmes Facebook-ut se qytetarëve duhet të ju përmirësohet kjo padrejtësi.
“Me plot dëshirë e nënshkrova peticionin për faljen e gjobave të pandemisë COVID-19.
Qytetarëve duhet të ju përmirësohet kjo padrejtësi. E përgëzoj nismën ligjore të PSD-së”, shkroi ajo.