Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, ka pritur në takim deputeten e komunitetit boshnjak në Kuvendin e Kosovës, Emilia Rexhepi, transmeton Ekonomia Online.
Në një komunikatë për medie nga MPB thuhet se në këtë takim u diskutua për gjendjen e komunitet boshnjak në Kosovë, sidomos sa i përket pjesëtarëve të këtij komuniteti të cilët shërbejnë në institucionet e sigurisë në Kosovë.
“Me këtë rast deputetja Rexhepi kërkoi që të përkrahet edhe më tej ky komunitet, sa i përket punësimit dhe mbështetjesi nstitucionale, me qëllim që në Kosovë të gjithë pjesëtarët e komuniteteve të trajtohen njësoj.
Ministri Sefaj i ofroi përkrahje deputetes Rexhepi dhe theksoi se brenda mundësive ligjore do të bëhen përpjekje që të gjithë qytetarët pa dallim të trajtohen njëjtë dhe do t’i kenë mundësitë e barabarta”, përfundon komunikata.