Bayern Munich dhe Borussia Dortmund në luftë për adoleshentin amerikan
Bayern Munich dhe Borussia Dortmund janë futur në garë kokë më kokë për sulmuesin e talentuar amerikan, Ricardo Pepi, raporton Gazeta Express.
18-vjeçari i SHBA-së Pepi është bërë synimi kryesor i Bayern Munich dhe Borussia Dortmund, sipas mediave amerikane.
Sulmuesi i Dallasit në MLS e ka marrë vëmendjen e shumë klubeve të mëdha evropiane, sipas CBS Sports.
Në garë për blerjen e tij kishin qenë Wolfsburg dhe Ajax, por tani në garë janë futur edhe dy gjigantët Bayern dhe Dortmund.
Raportohet se Pepi e ka kërkuar largimin nga Dallasi dhe ai mund të transferohet në Evropë në janar.
18-vjeçari i ka shënuar 13 gola dhe i ka dhënë 3 asiste në 27 ndeshje për Dallasin në sezonin e fundit.