Java e shtatë e Superligës pritet të sjellë sfida mjaft interesante.
Takimi i parë është ndërmjet Borës dhe Trepçës, që zhvillohet në Mitrovicë me marrëveshjen e dy klubeve. Prishtinasit kanë një fitore e pesë humbje, kurse kampionët kanë fitore e dy humbje, në edicionin e ri.
Të shtunën do të përballen Peja me Bashkimin. Pejanët kanë dy fitore e katër humbje, derisa prizrenasit gjashtë fitore në gjashtë xhirot e para. Verdhezinjtë synojnë fitoren, pasi kanë ambicie të mëdha në këtë edicion, derisa Portokallezinjtë synojnë fitoren për të vazhduar pa humbje në elitë.
Takimi i vetëm i së dielës zhvillohet ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Proton Cable Prizrenit, por që është mjaft i rëndësishëm. Therandasit kanë tri fitore e tri humbje, derisa prizrenasit dy fitore e katër humbje.
Java e shtatë do të mbyllet me ndeshjen ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Vëllaznimit, që zhvillohet të hënën. Kryeqytetasit e kanë nisur edicionin me katër fitore e dy humbje, ndërsa kuqezinjtë me dy fitore e katër humbje.
Superliga – Java 7
E shtunë
17:00 Bora – Trepça
19:00 Peja – Bashkimi
E diel
17:00 Golden Eagle Ylli – Proton Cable Prizreni
E hënë
19:00 Sigal Prishtina – Vëllaznimi