Nuk ka sjellë fitues ndeshja kryesore e javës së 26-të mes Feronikelit dhe Trepçës ’89 që përfundoi në barazim 0-0.
Dy skuadrat kampione në vitet e fundit ishin të kujdesshme në fillim të ndeshjes.
Derisa rasti i parë ishte i takoi mysafirëve kur Oto John tentoi por që Faton Maloku i vendasve ishte vendimtar në intervenimin e tij.
Vetëm një minutë më vonë, Oto John pati një tjetër rast të mirë shënimi por goditja e tij shkoi jashtë portë.
Feronikeli rastin e parë të rrezikshëm e pati në minutën e 33-të, por goditja e Hotit nuk ishte e saktë.
Me rezultatin e barabartë 0-0 përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.
Kampioni në fuqi i Kosovës në pjesën e dytë e nisi me një rast shënimi kur Lapidar Lladrovci tentoi me kokë por që nuk qëlloi cakun.
Deri në fund dyja skuadrat kishin disa gjysmë raste por që portat mbetën të pa prekura.
Feronikeli pas 26 ndeshjeve zë pozitën e katërt në tabelë me 40 pikë, sa ka edhe Trepça ’89 një pozitë më poshtë.
Në javën e ardhshme, skuadra e drejtuar nga Sulejman Starova do të luaj në udhëtim te Gjilani.
Ndërkohë kampioni në fuqi i Kosovës, Trepça ’89 do të jetë nikoqire e Vëllaznimit të Gjakovës.