Dërgohet në Kryesi Projektligji për statusin e punëtorëve të arsimit të viteve ’90-ta

Prishtinë | 04 Maj 2018 | 11:56 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi mbajti mbledhjen e radhës.

Në rend dite ishte shqyrtimi në parim i Projektligjit për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës nga viti shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99.

Ky projektligj kaloi në lexim të parë me 7 vota për, asnjë kundër, asnjë asbtenim, raporton Ekonomia Online.

Zv.ministri i Arsimit, Heset Sahiti, ceku se ky ligj nuk zbatohet me gjithë punonjësit që marrin ndonjë beneficion tjetër të ndonjë kategorie tjetër.

“Projektligji ka të bëjë me njohjen dhe përcaktimin e të drejtave të beneficioneve të punëtorëve të arsimit shqip që punuam në vitin shkollor 90/91 dhe 98/99. Fushëveprimi i projektligjit është përcaktimi i caktuar për përkrahje financiare për të punësuar në sekretariate, këshilla komunale të financimit, ente komunale, entin për botimin e teksteve, punëtorëve shkencorë, pronarëve të shkollave.

“Ky ligj nuk zbatohet me gjithë punonjësit që marrin ndonjë beneficion tjeter të ndonjë kategorie tjetër, dhe që kanë kontribuar në këtë periudhë nëse janë financuar nga jashtë, e jo nga Kosova. Kërkoj nga ju të jepni mbështetjen tuaj”.

Alush Istogu, drejtor i Drejtoratit për arsim parauniversitar, tregoi se beneficionet do të jenë të ndara në dy grupe, për mësimdhënësit që kanë punuar 5-10 vite përvojë, dhe grupi i dytë me përvojë pune 1-5 vite.

“Beneficionet për mësimdhënësit që kanë punuar më shumë se 5 vite e deri në 10 vite. 405 euro është paga mesatare e një mësuesi, ata do marrin 75% e pagës, që i bie 303€ e këtij niveli të llojit të parë. Dhe ata që kanë punuar prej  1 deri në 5 vite. 28% i pagës që i bie 240 euro do paguhet grupi i dytë”.

“ Ka shumë dokumentacione të ruajtura, nuk mund të thuhet se ka punu ai apo jo, në ato shkolla ku janë djegë shkollat dhe dokumentacionet është krijuar një udhëzim administrativ dhe një komision prej 3 vetash për t’u krijuar përsëri dokumentacioni i humbur”.

Teuta Haxhiu, nga AAK-ja, tha se mësimdhënësit nuk kanë nevojë për mirënjohje, por duhet t’iu njihet identiteti i tyre. Ajo bëri thirrje që ky projektligj, pasi që të bëhet ligj, duhet të zbatohet dhe jo vetëm të miratohet, raporton EO.

Arbërie Nagavci, nga LVV-ja, kërkoi sqarimin nëse mësimdhënësit që kanë punu në atë kohë tashmë do marrin një vlerë të shtuar mbi pensionin bazë. Për pjesën e parë që kanë punur 5-10 vite do marrin 67,7 centë shtesë nga pensioni bazë, dhe 23,25 centë për pjesën e dytë me përvojë pune 1-5 vjet.

“Mësimdhënësit që kanë punu do marrin vetëm një vlerë të shtuar mbi pensionin bazë. 67,7 centë 5-10 vite,  23,25 centë euro për pjesën e dytë. E marrin prej momentit që aprovohet ligji e tutje”.

Valentina Bunjaku-Rexhepi, nga LDK-ja, ka bërë thirrje që të analizohen saktë përfituesit e këtyre beneficioneve që, sipas saj, kjo çështje mos të politizohet dhe mos të fryhen listat.

“Momentin që vdes  përfituesi, pensioni u takon fëmijëve të tij prej moshës 18 vjet e deri në 26 vjet. Por unë mendoj se për me ulë koston buxhetore, fëmija mundet me punu pas moshës 18 vite, po nëse janë studentë jemi në rregull. Duhet të shikojmë se kush janë ata përfitues, të analizohen mirë që mos të fryhen listat dhe mos të politizohet kjo çështje”.

Alush Istogu, tha se MAShT-i e ka dërguar në vitin 2013 këtë projektligj në Qeveri. Për këtë deklaratë Teuta Haxhiu nga AAK-ja nuk u pajtua duke iu drejtuar Istogut se asnjëherë MAShT-i nuk e ka dërguar në Qeveri.

 

Të ngjashme