Dërgohet në Kryesi raporti vjetor financiar i Auditorit të Aviacionit Civil

Prishtinë | 25 Kor 2018 | 13:31 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Buxhet dhe Financa e ka nisur për në Kryedi Raportin Vjetor financiar të Auditorit të Aviacionit Civil.

Raporti për vitin 2017 u aprovua në mënyrë unanime nga anëtarët e komisionit, raporton Ekonomia Online.

Para votimit, Drejtor i Autoritetit të Aviacionit Civil, Driton Gjonbalaj, ka paraqitur në hollësi raportin për vitin e shkuar.

“Në shpenzimet për karburant mesatarja ka qenë 50 euro në muaj për veturë. Jemi përpjekur që në mënyrë racionale të bëjmë kursime në buxhet. Kemi disa çështje që do të doja të ngrisja, plani i prokurimit nuk ka mundur të realizohet sepse nuk e kanë konfidencën e prokurimit”.

“Ne e kemi një bord mbikëqyrës dhe në vazhdimësi kërkojmë që pagesa për punën e anëtarëve të bordit të bëhet nga kategoria paga dhe mëditje por nga mallra dhe shërbime. Biletat fatkeqësisht ende janë shumë të shtrenjta”, tha Gjonbalaj.

Të ngjashme