Dështon Komisioni për Financa për shkak të mungesës së deputetëve

Prishtinë | 25 Sht 2018 | 11:27 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni parlamentar për Mbikëqyrjen e Financave Publike ka dështuar të mbahet për shkak të mungesës së kuorumit.

Në rend dite ishte Shqyrtimi i raportit të punës së komisionit për sesionin pranveror 2018 dhe diskutim për auditimin e raporteve të deklarimit financiar të subjekteve politike për vitin 2017.

Kryetari i komisionit, Driton Selmanaj, tha se ekziston interesim minimal nga deputetët për mbledhje, raporton Ekonomia Online.

“Po e shihni që ka interesim minimal nga deputetët për të mbajtur mbledhje. Për mbledhjen e ardhshme ju njoftoj me kohë”, tha ai.

Të ngjashme