Dërgohet në Kuvend Projektligji për gjak dhe përbërësit e gjakut

Prishtinë | 30 Maj 2018 | 11:44 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Parlamentar për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale ka shqyrtuar Projektligjin për gjak dhe përbërës të gjakut.

Kryetarja e komisionit, Besa Baftiu, ka lexuar të gjitha amendamentet në të cilat ka pasur ndryshim të fjalëve në nenet përkatëse në Projektligjin për gjak dhe përbërës të gjakut.

Baftiu në një prononcim për EO tha se Komisioni votoi amendamentet të cilat ishin të propozuara nga komisioni për Projektligjin për gjak dhe produktet e gjakut dhe se shpreson që do të gjejnë përkrahje të deputetetëve të tjerë të Kuvendit të Kosovës.

“Në dallim prej projektligjit të kaluar është se tani iu lejohet spitaleve private, publiko-private në të ardhmen dhe qendrave regjionale të transfuzionit të gjakut në qendra të përgjithshme të Republikës së  Kosovës të kenë edhe bankat e gjakut që më përpara nuk ka qenë një gjë e tillë të ruhet gjaku”, tha Baftiu.

Duda Balje dhe Bahri Shabani edhe pse nuk kanë qenë të pranishëm në komision kanë propozuar që eksporti dhe importi i gjakut të realizohet pasi që, sipas tyre, është në përputhje edhe me rregulla të BE-së, por 6 anëtarët e tjerë të pranishëm në komision nuk e votuan këtë.

“Ka qenë një amendament i propozuar nga Duda Balje që të bëhet eksporti dhe import i gjakut. Nuk është që nuk bëhet eksporti dhe importi i gjakut, mirëpo bëhet në raste të veçanta dhe me lejen e veçantë të ministrit të Shëndetësisë”.

“Gjaku dhe produktet e gjakut janë çështje delikate dhe e ndijshme dhe duhet të kemi parasysh rrethanat prej nga vjen ku shkon dhe për këtë arsye Ministria e Shëndetësisë ose ministri i Shëndetësisë është ai që në kushte të jashtëzakonshme e lejon apo e nuk e lejon eksportin apo importin e gjakut”, shtoi Baftiu për EO.

Të ngjashme