Në mbledhjen e radhës, Qeveria ka marrë vendim që të procedojë për në Kuvend, Projektligjin që rregullon punën e ekzekutivit, raporton Ekonomia Online.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti tha se Projektligji është në përputhje me Kushtetutën e vendit dhe se përcakton mandatin dhe kompetencat dhe kompetenca e Qeverisë.
“Nevoja për nxjerrjen e këtij Projektligji, konsiston me mbulimin e fushës së organizimit dhe funksionimit të Qeverisë së Kosovës, mënyrën e punës dhe procedurat e vendimmarrjes, i vendos parimet udhëheqëse të Qeverisë si pushtet ekzekutiv, me parimin e respektimit të ligjit, përgjegjshmërisë, transparencës, barazisë gjinore si dhe nga parimi i efikasitetit”.
“Projektligji është në përputhje me Kushtetutën”.