Dje në Prishtinë ka ndodhur një vjedhje në një kompani ndërtimi. Siç bënë të ditur policia e Kosovës, dy persona kanë dërguar ushqimin e porositur në këtë kompani ndërtimi, emri i së cilës nuk është bërë i ditur. Por, brenda objektit, këta dy persona kanë vjedhur rreth 70 litra derivate të naftës. Me vendim të […]
Dërguan ushqimin e porositur në një kompani, brenda u vjedhin 70 l naftë

Dje në Prishtinë ka ndodhur një vjedhje në një kompani ndërtimi.
Siç bënë të ditur policia e Kosovës, dy persona kanë dërguar ushqimin e porositur në këtë kompani ndërtimi, emri i së cilës nuk është bërë i ditur.
Por, brenda objektit, këta dy persona kanë vjedhur rreth 70 litra derivate të naftës.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.











