Aida Dërguti, nga Vetëvendosje pas mbledhjes së kryesisë janë caktuar ulëset e grupeve parlamentare dhe rrjedha e seancës së 3 gushtit, raporton Ekonomia Online.
“VV do të ulen në anën e LDK-së kur ishin dikur”, tha ajo.
Sa i përket paralajmërimeve të PAN se i kanë numrat për formonin e qeverisë, Dërguti ka thënë se edhe pse zgjedhjet janë mbajtur qe dy muaj PAN nuk ka dëshmuar se i ka numrat.
“Janë dy muaj nga dita e zgjedhjeve dhe se ne vend se të mbahet seanca konstituive PAN janë marrë me spekulime se i kanë numrat. 3 gushti do të jetë dita kur duhet të na dëshmojë PAN-i që i ka numrat.Nuk ka nevojë për bllokadë, nëse i kanë numrat në rregull, nëse jo ju lirohet rruga të tjerëve”, tha ajo.
Pas pyetjes nëse Vetëvendosje do ta votojë Veselin për kryetar parlamenti Dërguti tha se VV nuk e ka votuar as herën e kaluar atë.
“Ne as herën e kaluar nuk e kemi votuar Kadri Veselin kjo pyetje sigurisht që duhet t’iu bëhet atyre që ndryshojnë mendje herë votojnë e herë nuk votojnë”, tha ajo, raporton EO.