Vdes aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje

Prishtinë | 21 Sht 2021 | 12:42 | Nga Ekonomia Online

Lëvizja Vetëvendosje, qendra në Drenas, ka njoftuar se aktivisti i kësaj partie, Arton Thaqi, ka ndërruar jetë, gjatë ditës së sotme.

Në njoftimin e VV-së, i ndjeri vlerësohet lartë për kontributin e dhënë në Vetëvendosje, teksa kanë shprehur ngushëllime për familjarët dhe shoqërinë e tij.

Shkrimi i plotë nga Lëvizja Vetëvendosje – qendra Drenas:

Pas një sëmundje, sot ka ndërruar jetë aktivisti ynë i zellshëm dhe i urtë, Arton Thaqi. I ndjeri ishte bashkuar në Lëvizjen VETËVENDSJE! në vitin 2010 dhe ka dhënë kontribut të çmuar në rritjen e organizatës sonë politike. Bashkëndjejmë dhembje me familjarët dhe me të gjithë ata që e kanë njohur Artonin!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme