VV shpresojnë se LDK-ja do të qëndrojë në sallë për presidentin pavarësisht ndryshimit të Ligjit për Zgjedhjet

Prishtinë | 02 Pri 2021 | 19:53 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku, ka thënë se ndryshimi i Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme ka qenë në kuadër të premtimeve të këtij subjekti politik, teksa ka pritur konstruktivitet politik nga partitë e tjera opozitare.

Kollçaku këto deklarime i bëri për T7, pas mbledhjes së mbajtur nga Qeveria e Kosovës. Në këtë mbledhje u aprovua ndryshimi për Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, për të cilën u tha se do të niset për në Kuvend, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:
Konjufca për ndryshimin e Ligjit të Zgjedhjeve: S’është shantazh, është për të mirën e popullit
“Ne jemi në pritje të konstruktivitetit të subjekteve politike, në ndërkohë ne e kemi bërë një zotim se do ta ndryshojmë ligjin për zgjedhjet e përgjithshme, ku jemi zotu që mërgatës të votohet shumë më lehtë në të ardhmen. Presim subjektet e tjera ta kryejnë obligimin kushtetues. Ata kanë dhënë një zotim para se me ndodh kjo, unë mendoj që të gjitha subjektet e tjera politike duhet ta kenë prioritet ndryshimin e këtij zgjedhje, sepse vërtetë kemi obligim ndaj bashkatdhetarëve tanë. Nuk do të ishte mirë të shihej si kërcënim, kjo është në kuadër të zotimeve tonë”, deklaroi Kollçaku për T7.

Burime të T7 kanë bërë me dije se ka pasur pakënaqësi përbrenda LDK’së si rrjedhojë e propozimit të ndryshimit të këtij ligji, andaj për këtë arsye është thirrur konferencë nga kreu i kësaj partie, Lumir Abdixhiku në ora 20:00.

Të njëjtat burime kanë bërë me dije se seanca e Kuvendit për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme do të mbahet në ora 21:00.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme