Dërguti: VV po kërkon vëmendje, ndërsa fokusi duhej të ishte te marshi dhe zhvillimet në Hagë

Prishtinë | 11 Sht 2026 | 14:20 | Nga Ekonomia Online

Ish-deputetja Aida Dërguti ka deklaruar se pushteti po e mban vëmendjen te kriza institucionale, në një kohë kur fokusi duhej të ishte te marshimi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së dhe zhvillimet në Hagë.

Dërguti tha se për ditë të tëra debati publik është përqendruar te konstituimi i Kuvendit, duke lënë në plan të dytë ngjarjet që lidhen me proceset gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

“Këta njerëz që janë në pushtet, bashkë me doktorët e tyre, janë një lloj ‘drama queen’ që krijojnë një dramë të paqenë. Pra, i pamë që dy javë ku krejt mediat u fokusuan me idenë se po formohen institucionet, po konstituohet Kuvendi e të tjera. Pra, bënë disa lëvizje për të mos bërë asgjë. Jo, këta duan të jenë qendra e vëmendjes ndërkohë që ka zhvillime atje. Pra, në vend se këto dy javë të ishin maksimalisht në media të flitej për mobilizimin, për marshin, për nesër dhe për atë se çfarë po ndodh në Hagë, gjë që është jashtëzakonisht më e rëndësishme në krahasim me këtë”, tha Dërguti. /Klankosova

Të ngjashme