Deri më 15 shtator dihet kush e voton Kosovën për anëtarësim në INTERPOL

Prishtinë | 30 Gus 2017 | 11:24 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri më detyrë i Punëve të Jashtme, Emanuel Demaj, tha se deri më datën 15 shtator do të dihet se cilat shtete do ta votojnë Kosovën për anëtarësim në INTERPOL.

Ai tha se janë vazhdimisht duke u takuar me diplomat të shteteve që të sigurojmë përkrahjen e vendeve anëtare. Sipas tij, deri më tani është një situatë mjaft e mirë prej shumicës prej shteteve.

Ndërsa ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Skender Hyseni, tha se Komiteti Ekzekutiv i INTERPOL-it ka vendosur që ta fus në agjendë votimin për anëtarësimin e Kosovës.

Hyseni tha se do të ketë punë pasi do të duhet të sigurohen votat e shteteve anëtare për pranimin e Kosovës në INTERPOL.

“Është thelbësore që të angazhohemi në fitimin e përkrahjes sa më të madhe”, tha ai.

Kryeministri në detyrë, Isa Mustafa do të jetë i pranishëm më 26 shtator në Pekin, në asamblenë e Interpolit, ku në rend të ditës është paraparë të jetë pranimi i Kosovës në Interpol.

“Jemi në proces të harmonizimit të aktivitete. Anëtarësimi nuk varet nga ne, varet nga anëtarët e tjerë të Interpolit. Në Komitetin Ekzekutiv të Interpolit janë edhe disa anëtarë të atyre shteteve që se kanë njohur Kosovën. Ne duhet të jemi optimistë dhe të punojmë së bashku që vendimi përfundimtar të jetë vendim në përkrahjen tonë”, tha Mustafa në mbledhjen e Qeverisë.

“Vetë fakti që Komiteti Ekzekutiv i INTERPOL-it,  ka hyrë në rend dite anëtarësimi i Republikës së Kosovës dhe në atë Komitet Ekzekutiv janë edhe disa vende që nuk e kanë pranuar Republikën e Kosovës, na jep shpresën që kjo do të kalojë. Dua që të kërkoj nga dy ministritë që ne ta bëjmë punën tonë. Ne jemi optimist sa i përket kësaj, të punojmë bashkërisht dhe gjithë këtë ta koordinojmë edhe përpara edhe gjatë asamblesë me partnerët tanë strategjikë, në mënyrë që vendimi përfundimtar të jetë vendim, i cili do të mbështetet nga ta, ashtu siç janë përkrahur dhe mbështetur të gjitha proceset dhe vendimet e rëndësishme të anëtarësimit tonë”, ka thënë kryeministri.

Kosova ka aplikuar për anëtarësim në një organizatë tjetër në INTERPOL.  Asambleja e përgjithshme e INTERPOL-it do të mbahet në Pekin të Kinës nga 26-29 shtator kur edhe do të votohet për anëtarësimin e Kosovës.

Dy të tretat e votave i nevojiten Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë të sigurisë, raporton EO.

Të ngjashme