Pesë shtete kërkojnë që Rusia të pezullohet menjëherë nga Interpoli

Prishtinë | 07 Mar 2022 | 09:06 | Nga Ekonomia Online

Disa vende perëndimore, përfshirë Britaninë e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara, i kanë bërë thirrje Interpolit që të pezullojë Rusinë nga organizata ndërkombëtare e zbatimit të ligjit, sipas Sekretares të Brendshme britanike, Priti Patel.

Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Australia dhe Zelanda e Re kanë kërkuar “pezullimin e menjëhershëm të aksesit të Rusisë në sistemet e saj”, shkroi Patel të dielën në Twitter.

Grupi i kërkoi komitetit ekzekutiv të Interpolit të merrte një vendim këtë javë.

“Veprimet e Rusisë janë një kërcënim i drejtpërdrejtë për sigurinë e individëve dhe për bashkëpunimin ndërkombëtar të zbatimit të ligjit”, shtoi Patel.

Ndërsa Patel nuk specifikoi arsyen e kërkesës, aleatët perëndimorë kanë kërkuar të izolojnë diplomatikisht dhe ekonomikisht Moskën për pushtimin e saj të fqinjit të Evropës Lindore, Ukrainës.

Të dielën, kryediplomati amerikan Antony Blinken tha se Washingtoni kishte parë “raporte shumë të besueshme” se Rusia kishte kryer krime lufte, veçanërisht në trajtimin e civilëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme