Në pikën kufitare në Muçibabë pritjet për të hyrë në Kosovë janë deri në 1 orë, në Merdarë 40 minuta dhe në Jarinje deri në gjysmë orë.
Ndërkaq, te Dheu i Bardhë pritjet vazhdojnë të jenë deri në 2 orë për të hyrë në Kosovë, përcjell Klankosova.tv.
Në Bërnjak ka pritje deri në 10 minuta, ndërkaq në pikat e tjera kufitare, deri në 5 minuta.