Deri në 35 gradë Celsius sot

Prishtinë | 21 Kor 2023 | 08:21 | Nga Ekonomia Online

Sot në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell. Në vlerat e temperaturave ekstreme nuk parashihet të ketë ndryshime të ndjeshme.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, minimalet do të lëvizin ndërmjet 14-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-35 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit.

Sipas IHMK-së, edhe vikendi parashihet të jetë me temperatura ekstremisht të larta.

“Ky mot me këto temperatura ekstreme të larta është si rezultat i ardhjes së masave të nxehta të ajrit nga Afrika Veriore. Shkalla e lartë e avullimeve do të krijoj vapë dhe ndjesia e këtyre temperaturave do të jetë më e lartë se sa vlerat e lartshënuara”, thonë nga IHMK.

Të ngjashme