Pritjet e gjata në pikë kalimin kufitar në Merdar po vazhdojnë edhe sot.
Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare për menaxhimin kufitar të MPB-së, në këtë pikëkalim kufitar, në hyrje pritjet janë gjysmë orë, kurse në dalje deri në pesë orë.
Këto pritje kanë krijuar edhe kolona të gjata. Në hyrje kolonat janë 100-200 metra, në dalje gjendja është tjetër, pasi ato janë kilometra e gjysmë.
Pas Merdarës, pikë më e ngarkuar është Mutivoda me 90 minuta pritje në dalje si dhe Dheu i Bardhë.
Policia e Kosovës vazhdimisht ka bërë thirrje që të shfrytëzohen edhe pikëkalimet tjera kufitare me Serbinë, në mënyrë që të shmangen kolonat dhe pritjet e gjata.