Kolona të gjata në pikat kufitare ka pasur edhe sot, ku bashkatdhetarët të cilët tani po kthehen nga pushimet nga vendet ku jetojnë, po detyrohen të presin me orë të tëra.
Qendra Kombëtare për menaxhim kufitar, bën të ditur se në pikën kufitare në Merdare pritjet për të dalë nga Kosova janë nga 5 orë e 40 minuta deri 6 orë.
Nëikëkalimi kufitar tek Dheu i Bardhë pritja është 1 orë e 40 minuta për të dalur nga Kosova, ndërsa për të hyrë deri në 10 minuta.
Situatë më e mirë nuk është as në Jarinje, qytetarët po presin deri në tri orë, për të kaluar këtë pikë kufitare.
Ndërkohë, Ministria e Punëve të Brendshme e ka fajësuar palën serbe se nuk po i respekton marrëveshjet e Brukselit për lëvizjen e lirë, dhe po i shkakton këto vonesa.