Fatmir Xhafaj dhe Ornaldo Rakipi në listën në qarkun e Tiranës kanë thyer herësin dhe do të mund të marrin mandatin ndërkohë që mbetet për t’u parë se cilit nga kandidatëve të Partisë Socialiste këta dy kandidatë do të mund t’iu marrin mandatin.
“Deri në këto momente kanë qenë të rrezikuar Ervin Bushati dhe Fidel Ylli,” – u shpreh Hoxha teksa theksoi se janë një numër i konsiderueshëm kutish për t’u hapur.
Ndërkaq, deri në këto momenti jashtë Parlamentit ndodhen, Pandeli Majko, Mimi Kodheli dhe Ilir Beqja.
Deri në këto momente në Elbasan është Luçiano Boci nga Partia Demokratike ai që ka marrë pozicionin e Eugen Isait.
Mandati i të ndjerit Bashkim Fino në qarkun e Fierit, i shkon Gramoz Ruçit, i cili do të ripozicionohet i nënti, por sidoqoftë Ruçi do të merrte vendin e nëntë pasi ka kaluar pragun e nevojshëm të votave preferenciale.