Nënkryetarja e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në Maqedoni të Veriut, Dimtire Shehu, ka treguar se deri në ora 13:00 procesi i zgjedhjeve presidenciale atje ka shkuar pa ndonjë problem.
Ajo, në një konferencë për media, ka deklaruar edhe numrin e votuesve deri në ora 13:00.
“Kemi zgjedhje presidenciale për vitin 2024 deri në këto momente jemi në koordinim të vazhdueshëm me të gjithë këshillat zgjedhor dhe komisionet komunale, mund të themi kemi disa ngecje të vogla procesi po shkon në rregull”.
“Nga 1,720 vendvotime deri tani për të votuar dolën 229,803 votues, apo në përqindje 26.35 për qind”, ka thënë Shehu.
Numri i votuesve me të drejt vote atje është 872,090 votues.