Dëshira për t’u dukur e bukur, i shëmtohet fytyra modeles (Foto)

Prishtinë | 28 Qer 2017 | 14:44 | Nga

Dëshira për t’u dukur gjithmonë e re, e freskët dhe e bukur mund të tejkalojë caqet e përkujdesjes normale dhe të shndërrohet në një obsesion, i cili mund të rezultojë fatal duke lënë shenja të parikuperueshme.

I tillë është rasti i modeles koreano-jugore Hang Mioku, e cila përballë refuzimit kategorik të mjekëve për të mos kryer më ndërhyrje kirurgjikale në fytyrë, vendosi ta bëjë vetë diçka të tillë duke ndërmarrë një hap shumë të rrezikshëm, injektimin e silikonit në kushte shtëpie.

Për këtë arsye ajo ju drejtua tregut të zi të silikonit, çka do të shënonte një pikë kthese në jetën e saj. Në vend të silikonit modelja simpatike kishte injektuar vaj gatimi që solli një shpërfytyrim të frikshëm.

Pas horrorit, ish-modelja u kthye në një simbol të fushatave kundër ndërhyrjeve kirurgjikale estetike, që në Korenë e Jugut janë masive dhe nisi procedurat për nënshtrimin e një operacioni për heqjen e silikonit. Operacioni i parë u transmetua drejtpërdrejt në televizionet vendase.

Në 10 ndërhyrjet e para, mjekët mundën të heqin 60 ml silikon vaj dhe substanca të tjera të jashtme nga fytyra dhe 200 gramë në pjesën e qafës. Pavarësisht ndërhyrjeve, Hang është ende e shpërfytyruar. Në intervista për mediet koreane ajo thotë se ka dëshirë që t’i rikthehet sërish fytyra e mëparshme.

mod

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme