Koha e duhur është tani! Ke gjen sipërmarrësi? Atëherë mendoni për të filluar në këta sektorë, bazuar në të dhënat e analistëve dhe intervistat me ekspertët e industrisë, investitorët dhe sipërmarrësit.
Ndihma në raste fatkeqësish
Shumë fatkeqësi natyrore dhe emergjenca të krijuara nga njeriu ka rritur kërkesën për shërbime dhe rritjen e financimit të startup-eve.
Produkte alternative ushqimore me proteina
Teknologjia tani është në dispozicion për të plotësuar kërkesat e konsumatorëve për ushqime të shijshme që përdorin proteina nga burime jo tradicionale.
e-Sportet
Blerja e Twitch me rreth 970 milionë dollarë nga Amazon dhe mundësia që NCAA do të mbështesë lojërat kolegjiale po nxit rritjen e madhe në e-Sportet.
Agjentët influencues
Këto startup-e përfaqësojnë yjet e mediave sociale, të cilët kanë nevojë për ndihmë për të kthyer ndjekësit e Instagram në para. Ndërsa influencimi i mediave sociale vazhdon të rritet, të ardhurat për industrinë pritet të rriten gjithashtu.
Teknologjia estetike
Integrimi i teknologjisë dhe biznesit estetik është duke rezultuar në një valë të produkteve të reja dhe inovative. Është një mundësi e madhe.
Kujdesi shëndetësor riprodhues i grave
Startup-et ndihmojnë gratë të marrin kontrollin e shëndetit të tyre riprodhues me aplikacionet për ndjekjen e fertilitetit dhe shërbimet e tjera.
Vera e konservuar
Produkti brenda nuk ka ndryshuar, por paketimi i ri po fiton pranimin në masë, sidomos në mesin e Millennials.
Kujdesi për të moshuarit
Bizneset po gjejnë mënyra të reja për t’u kujdesur për popullsinë që tashmë është në moshë të thyer.