Dëshmia e kamerierit që ishte në vendin e ngjarjes

Prishtinë | 22 Tet 2025 | 11:15 | Nga Ekonomia Online

Zbardhet dëshmia e kamerierit të lokalit ku ndodhi përplasja me armë zjarri në Manëz të Durrësit, e cila përfundoi tragjikisht me dy viktima.

Para autoriteteve policore, kamerieri ka rrëfyer të gjithë dinamikën e konfliktit që nisi për një kafe dhe përfundoi në vrasje.

“Daniel Pepa erdhi në lokal dhe më kërkoi një kafe. Me të ishte edhe një shok i tij, Aranit Kurti. I thashë që nuk mund t’ia bëja kafenë sepse ekspresi kërkon kohë të ngrohet. Ekspresin e kisha fikur që në orën 00:00, pasi pas asaj ore nuk shërbejmë më. Kur i thashë se nuk mund t’ia bëja kafenë, Danieli më ofendoi. Ai ngulmoi që t’ia përgatisja. Nuk i ktheva përgjigje, por ndërhyri Flori Paluçi, një klient i rregullt i lokalit. Flori i tha Danielit të mos më fyente. Më pas, Flori dhe Danieli debatuan mes tyre. Dolën jashtë te dera, dhe gjatë sherrit ndodhi tragjedia ku u vra Aranit Kurti, shoku i Danielit, dhe Flori Paluçi”, tha dëshmitari.

Të ngjashme